Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Liverpoolit, Jermaine Pennant, ka rënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut britanik për shkak të hobit të tij të ri.
Pennant është një nga konkurrentët që do të shfaqet në një ‘reality show’, ku pjesëmarrësit duhet të kalojnë trajnimin e plotë të forcave speciale.
Fituesi i spektaklit do të fitojë një shumë të konsiderueshme parash, e cila padyshim që do t’i vinte në ndihmë anglezit, duke qenë se së fundmi ai falimentoi.
Nga një lojtar premtues që fitonte një shumë të konsiderueshme parash, ai tani ka përfunduar në një situatë të tillë.
Pennant theksoi se ai humbi më shumë se 10 milionë paund gjatë karrierës së tij, duke e përshkruar veten si një djalë “analfabet financiarisht” i cili u fut në një rrëmujë të tillë sa që harroi se kishte shtëpi.
Përveç kësaj, ai tha se shpenzoi 25,000 mijë euro për pije në vetëm një natë në një bar në Las Vegas.
“Të them të drejtën, mund të isha miliarder dhe do të isha prapë në këtë gjendje. Kam bërë kaq shumë gabime, por nuk dija si t’i përballoja ato gjëra”, ka thënë Pennant.
Ai ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës në Angli, por për një periudhë të shkurtër luajti edhe në Spanjë për Real Zaragozan./Telegrafi/