Telegrafi

Ish-legjenda Tacchinardi këshillon Juventusin: Largoni Ramseyn dhe Rabiotin, rikthejeni Pogban

Alessio Tacchinardi po e nxit Juventusin të shesë dyshen Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot për të rikthyer francezin Paul Pogba nga Manchester United, ndërsa ka folur edhe për italianët Sandro Tonali dhe Federico Chiesa.

Ish-mesfushori legjendar i Bianconerëve dha pikëpamjet e tij në një intervistë për gazetën Tuttosport, ku këshilloi ish-klubin e tij për veprimet gjatë verës.

Italiani ka thënë se Juventusi duhet të lejojë largimin e dy lojtarëve të afruar së fundmi, për të rikthyer Pogban.

Lexo po ashtu Real Madridi dhe Interi largohen nga gara, Juventusi favorit për transferimin e Pogbas

“Për ta rikthyer Pogban, unë do t’i lejoja Rabiot dhe Ramsey të largohen, edhe pse uellsiani ka treguar disa shenja jete në ndeshjet e fundit”, ka thënë fillimisht Tacchinardi.

Juventusi po lufton me Interin për disa objektiva transferimi, duke përfshirë edhe yllin e Fiorentinës, Chiesa dhe atë të Brescias, Tonali.

“Më mirë do të marr Sandro Tonalin, i cili është një diamant i madh që Juve me të vërtetë mund ta angazhojë menjëherë në lojë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/