Site icon Telegrafi

Ish-legjenda egjiptiane kritikon ashpër Salahun: Kërko falje, mos u bë arrogant

Legjenda e Liverpoolit dhe trajneri Jurgen Klopp u përfshin në një përplasje të shëmtuar të shtunën, teksa ‘Të Kuqtë’ morën një goditje të rëndë në shpresat e tyre për tu shpallur kampion i Anglisë.

Në minutat e fundit të ndeshjes me West Hamin, egjiptiani shkëmbeu disa fjalë me Kloppin para se të futej në lojë nga banka rezervë.

Mohamed Aboutrika, legjenda e futbollit egjiptian, analizoi atë se çfarë kishte ndodhur mes dy palëve, duke thënë se bashkëkombasi i tij pati faj në këtë përplasje dhe i bëri thirrje që të kërkoj falje.

“Ndonjëherë kur lojtarët e mëdhenj bëjnë një gabim, ju duhet të kërkoni falje dhe të mos bëheni arrogant”, ka thënë Aboutrika fillimisht.

Lexo po ashtu Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

“Ju jeni rritur së bashku, kështu që mos lejoni që momentet e fundit me Kloppin të jenë duke luftuar me të”.

“Gjithmonë qëndroni të qetë, dhe nëse bëni një gabim thoni: ‘Më fal’, dhe mos u bëni arrogant. Gjithashtu mos i dëgjoni mediat në Angli që gjithmonë kërkojnë dramë”.

“Lojtarët e mëdhenj pranojnë gabimet dhe i përmirësojnë ato. Shkoni tek trajneri juaj dhe kërkoni falje atij”, përfundoi ai.

Aboutrika luajti përkrah Salahut për Egjiptin në Lojërat Olimpike të vitit 2012 dhe së bashku me sulmuesin e Liverpoolit llogariten si lojtarët më të mirë në histori të Egjiptit./Telegrafi/

Exit mobile version