Site icon Telegrafi

Ish-legjenda e Chelseat ia sugjeron Palmerit transferimin tek Barcelona

Ish-legjenda e Chelseat, William Gallas, beson se Cole Palmer mund t’i bashkohet Barcelonës në rast se ‘Blutë e Londrës’ nuk fitojnë ndonjë trofe këtë sezon.

Gallas beson se Palmer do të synojë largimin nga Chelsea në rast se ata nuk përmirësohen në një të ardhme të afërt dhe do të kërkojë të fitojë trofe.

Ish-reprezentuesi francez ka shtuar se ai beson se Palmer nuk do të jetë i lumtur t’i shohë bashkëlojtarët e tij anglezë duke fituar trofe dhe ai jo, veçanërisht nëse e mban këtë nivel të lojës, teksa shton se Barcelona do t’i përshtatej shumë atij.

“Cole Palmer mund të dëshirojë të largohet nga Chelsea në të ardhmen nëse ata nuk e dëshmojnë se mund të fitojnë trofe, por ku do të shkonte? Barcelona do të ishte një lëvizje e mirë për të, por ata tashmë kanë lojtarë të rinj si Lamine Yamal dhe mund të jetë ndoshta edhe Nico Williams”.

“Palmer duket se do të ketë një sezon të ngjashëm si ai i vitit të kaluar dhe ani pse është i ri, mund të jetë e vështirë për të t’i shoh miqtë e tij duke fituar trofe nëse ai nuk është tek Chelsea përkundër mënyrës se si po luan”.

“Unë nuk do të isha i befasuar nëse ai do të dëshironte të fliste me drejtuesit ën verë nëse ata dështojnë sërish të fitojnë një trofe. Ai do të dojë të di qartësisht se cilat janë objektivat e tyre”, përfundoi Gallas.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë shenjë apo paralajmërim se Palmer mund të largohet nga Chelsea përkundër sugjerimit të Gallas.

Mesfushori anglez hodhi firmën deri në vitin 2033 kur nënshkroi për Chelsean dhe do të duhej një shumë e majme parash në mënyrë që pronarët ta konsiderojnë shitjen e tij./Telegrafi/

Exit mobile version