Site icon Telegrafi

Ish-kryeministri izraelit akuzon BBC-në për ‘mungesë të qartësisë morale’, pretendon se televizioni mban anë gjatë raportimit për luftën Izrael-Hamas

Ish-kryeministri i Izraelit akuzoi BBC-në për njëanshmëri dhe ‘mungesë të qartësisë morale’ në mbulimin e luftës Izrael-Hamas, pak para se të ndërpritet para kohe intervista e tij.

Gjatë debatit të nxehtë, Naftali Bennett tha të dielën në program: “Unë e kuptoj se BBC ka marrë anën e Gazës, sepse të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë vetëm me civilët e Gazës”, transmeton Telegrafi.

Por ishte prezantuesja Victoria Derbyshire e cilam ë pas ndërhyri se “kjo nuk është e vërtetë” përpara se politikani izraelit të vazhdojë, duke iu referuar familjeve izraelite të vrarë nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

Lexo po ashtu Në mes të Vjenës, grisën flamurin izraelit në sinagogë - imituan të shtënat e automatikut

“Nuk e keni bërë asnjë pyetje për ata fëmijë që në fillim të kësaj interviste, duke se shumë pak ju intereson për ta”, shtoi Bennett.

“Juve ju bën përshtypje vetëm një palë, kjo është mënyra e BBC-së. Nëse mendoni se ka baraspeshim këtu mes dy palëve, atëherë keni mungesë të qartësisë morale. BBC-ja më duhet të them ka mungesë të qartësisë morale. Ajo çfarë keni bërë javën e kaluar, turp ju qoftë”, shtoi ish-kryeministri izraelit.

Megjithatë kur Derbyshire tenton t’i përgjigjet transmetimi ndërpritet dhe nga ekrani televiziv “zhduket” Bennett. /Telegrafi/

Exit mobile version