Ish-komandanti i trupave amerikane në Evropë, i ka thënë BBC-së se ndjehet i lehtësuar për ndryshimin e politikës së presidentit Joe Biden, por theksoi se vendimi është paksa i vonuar, shkruan BBC.
“Lufta ka mundur të përfundojë vitin e kaluar, nëse do të ishim serioz për ta ndihmuar Ukrainën të fitonte”, tha gjenerali amerikan i pensionuar Ben Hodges.
Ai është optimist, pasi deklaruar se “kurrë nuk është vonë për t’u rregulluar politika”, transmeton Telegrafi.
“Kjo është mënyra se si mund ta mposhtni avantazhin masiv rus, duke shkatërruar selinë e tyre të artilerisë dhe logjistikën”, shtoi ushtaraku amerikan.
Hodges beson se ky vendim është një “dhuratë” për presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.
“Është një levë që administrata Biden ka vënë në vend për të. Sinqerisht, unë shpresoj se ai do ta lërë atë në vend dhe do të lejojë Ukrainën të godasë objektivat ruse”, tha për fund gjenerali Hodges. /Telegrafi/