Si po reagon klasa politike e Rusisë ndaj rebelimit të djeshëm nga grupi mercenar Wagner?
Reagimet janë të pakta, dhe nga ato mediat kanë sjellë pikëpamjet e Sergei Markov, shkencëtarit politik rus dhe ish-këshilltarit të presidentit Vladimir Putin.
Ai i tha një programi të BBC Radio 4 se ngjarjet ishin “një tregues i njëfarë krize në qeverinë ruse”, e cila nuk ka plotësisht kontrollin e pjesëve të ushtrisë ruse.
“Pra, Vladimir Putin do të duhet të ndryshojë politikën e tij dhe, nën kërkesën e shoqërisë ruse dhe një pjesë të ushtrisë ruse, të zhvillojë një politikë [më të ashpër] për luftën fituese në Ukrainë”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.
Ai vlerëson se rebelimi i Wagner krijoi një “situatë të tmerrshme” për Putinin dhe për Rusinë në tërësi dhe mund të kishte shkaktuar një “luftë të madhe civile”.
Në këtë kontekst, ai mendon se Putini kishte bërë “gabime”.
Sipas tij, tani e tutje, Putinit mund t’i duhet të mbështetet vetëm në “forcën ushtarake”. /Telegrafi/