Telegrafi

Ish-inspektori i AKI-së thotë se është i vogël probabiliteti që të ndodhë destabilizim i madh në veri

Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, ka thënë se ka një probabilitet të vogël për një destabilizim të madh në veri të vendit.

Ai tha se rrethanat po ndryshojnë, e veçanërisht me marrëveshjet e fundit që janë nënshkruar në mes Kosovës e Serbisë.

“Andaj, nuk shoh shqetësim të madh, të paktën nuk shoh diçka që do të ishte situatë e pa-menaxhueshme nga institucionet e sigurisë”, është shprehur Sopjani në Klan Kosova.

Tutje, Sopjani foli edhe për situatën e suspendimit të katër policëve, ku tha se “policët s’mund t’i presësh të reagojnë në mënyrë të njëjtë si do të reagonin në Prishtinë, marrë për bazë nivelin e rrezikshmërisë ku policët ekspozohen në atë pjesë”.