Site icon Telegrafi

Ish-gruaja e të dashurit, ia tërheq vërejtjen Ritës: Ke kujdes!

Ish bashkëshortja e Travis Barker ia ka tërhequr vërejtjen Rita Orës që të ketë shumë kujdes në lidhjen e saj të re.

Shanna Moakler, ish-miss SHBA, ia ka tërhequr vërejtjen Rita Orës, që të ketë kujdes me ish-bashkëshortin e saj.

Përpos që vuan nga mbidoza me narkotikë dhe alkool, ish-gruaja e të dashurit aktual të Ritës e paralajmëron atë se do ta tradhtojë.

“Ai vazhdimisht më ka tradhtuar. Të jetosh me të është sikur të jesh pranë një gremine. Ai është një karakter i luhatshëm. Unë i dëshiroj fat Ritës, sepse ajo ka nevojë për fat”, u shpreh ish-gruaja e Barker, transmeton Telegrafi.

Travis Barker nuk njihet aq shumë në Britani, por në SHBA konsiderohet si bateristi më i mirë i gjeneratës së tij.

Ky është i dashuri i ri i Ritës, pas lidhjes së saj me super producentin Calvin Harris dhe djalin e Tom Hilfiger, Ricky Hilfiger. /Telegrafi/

Exit mobile version