Site icon Telegrafi

Ish-gruaja e Bowiet se lë Big Brotherin për pjesëmarrje në varrim

Angie Bowie, ish-bashkëshortja e David Bowie ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremonitë mortore të tij dhe kësisoj të vazhdojë ëndrrën e saj në Big Brother UK.

Ish modelja 66 vjeçare është informuar brenda shtëpisë së Big Brother që ish bashkëshorti i ka vdekur, por ajo ka vendosur të qëndrojë brenda për të vazhduar garën.

Në Channel 5 kanë thënë se vendimi është marrë nga vetë Angie dhe se ajo e ka mundësinë të ndërrojë mendje. Televizioni ka thënë se lajmin ia kanë dhënë pa prezencën e kamerave në mënyrë që ngjarja të mos përdorej për rritje të shikueshmërisë.

David Bowie dhe Angie Bowie ishin të martuar nga viti 1970 deri në vitin 1980 dhe bashkë kanë një djalë.

Javë më parë Angie deklaroi në shtëpinë e Big Brother se djali i saj e urren dhe kjo sipas saj pas fjalëve që babai, David Bowie i ka thënë atij.

Exit mobile version