Telegrafi

Ish-gjyqtari spanjoll Iturralde Gonzalez tregon momentet dhe protestat e Mourinhos dhe Guardiolas

Ish-gjyqtari spanjoll Eduardo Iturralde Gonzalez, që kishte një karrierë të shkëlqyer duke gjykuar 17 sezone në La Liga.

Ai ka zbuluar disa detaje të bisedave që ka pasur ndër vite me dy trajnerët e mëdhenj si Pep Guardiola dhe Josè Mourinho.

“Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Mourinho. Nga ana tjetër, Guardiola ishte shumë më i vështirë për tu menaxhuar, ishte shumë më delikate për gjyqtarët. Ai protestonte në mënyrë të poshtër”.

“Kur protestonte te gjyqtarët asistentët, ishte shumë më e lehtë të kontrollosh Mourinho sesa të tjerët”.

“Ishte epoka më e ndërlikuar përsa i përket tensioneve mes lojtarëve”.

“Më herë, para ndeshjeve, lojtarët përshëndesin njëri-tjetrin, përqafonin njëri-tjetrin. Gjatë periudhës së Mourinhos, ata as nuk e shikonin njeri-tjetrin”, tregon Iturralde Gonzalez. /Telegrafi/