Site icon Telegrafi

Ish-gjyqtari Mark Clattenburg akuzon Kloppin për ndikim tek gjyqtarët përpara derbit me Unitedin

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, Mark Clattenburg, ka akuzuar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp për përpjekje për të ndikuar te zyrtarët e ndeshjes përpara takimit të së dielës me Manchester Unitedin.

Trajneri gjerman aludoi në dhënien e lehtë të penalltive për Unitedin më parë këtë muaj, diçka që la bosin e tij rival Ole Gunnar Solskjaer të ndihej mbrojtës.

Megjithatë, deklaratat e Kloppit janë cilësuar si përpjekje për të ndikuar tek gjyqtarët para ndeshjes që Reds e zhvillojnë në vikend ndaj Unitedit.

Lexo po ashtu Solskjaer i kundërpërgjigjet Kloppit rreth numrit rekord të penalltive për Unitedin

“Ishin lojëra mendjesh – një përpjekje për të ndikuar tek gjyqtari Paul Tierney dhe për të hyrë brenda kokës së tij para një ndeshje të madhe midis Liverpoolit dhe Unitedit këtë të diel”, ka thënë fillimisht Clattenburg.

“Klopp ishte i saktë kur ai tha se Unitedi ka fituar më shumë penallti në dy vjet sesa Liverpool ka në pesë vjet e gjysmë sa ai është në Anfield”.

“Ai ishte i zgjuar, sepse komentet e tij nuk mund ta vënin atë në telashe me autoritetet”, përfundoi ish-gjyqtari anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version