Telegrafi

Ish-fabrika e Fordit në Rusi shndërrohet në kompani për përpunimin e drurit, dikur prodhonte vetura e tani arkivole

Ish-fabrika e Fordit në Rusi do të shndërrohet në një kompani për përpunimin e drurit, pasi që kompania amerikane u largua nga tregu i Rusisë me fillimin e luftës në Ukrainë.

Tani kjo fabrikë që dikur prodhonte vetura, do të prodhojë arkivole nga lloje të ndryshme të drurit, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq nuk ishte vetëm Ford që u largua nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Lexo po ashtu Rrëfimi i ushtarëve ukrainas: Pjesëtarët e Wagnerit drogohen para se të nisen në betejë – shkelin mbi kufomat e bashkëluftëtarëve

Ferrari, Lamborghini e shumë kompani tjera të njohura botërore bënë të njëjtën gjë. Madje edhe marka tjera si ato të veshjeve, pijeve e të ushqimit braktisën Rusinë.

Në anën tjetër, objektet që dikur i shfrytëzonin markat e njohura botërore, tani kanë mbetur të boshatisura në të gjithë territorin e Rusisë.

E shumë qytetarë të këtij vendi ankoheshin për mungesë të produkteve të tyre të preferuara, që dikur i kishin përdorur në masë të madhe. /Telegrafi/