Site icon Telegrafi

Ish- e dashura Raffaella Fico në mbrojtje të Ronaldos: Ai është një djalë normal, i qetë dhe gjithmonë ka qenë xhentëlmen me mua

Cristiano Ronaldos, Raffaella Fico (Foto: Getty Images)

Një prej ish- të dashurave të Cristiano Ronaldos, Raffaella Fico, ka dalë në mbrojtje të superyllit portugez duke thënë se nuk mund të besojë se ai ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një femre.

Futbollisti i Juventusit është duke u akuzuar nga modelja Kathryn Mayorga se e ka përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Derisa avokatja e Mayorgas, Leslie Stovall, ka thënë se dëshiron të bisedojë me disa prej ish-të dashurave të Ronaldos, sepse beson se ato do të ndihmojnë për të mësuar në lidhje me sjelljen e futbollistit që mund të jetë vendimtare për këtë rast, pikërisht njëra nga to ka dalë në mbështetje të CR7.

Lexo po ashtu Lajmet për Ronaldon

“Kam qenë e dashura e Cristiano Ronaldos për 11 muaj, asokohe ai luante për Manchester Unitedin”.

“Njeriu vërtet habitet kur dëgjon për akuza të tilla. Ronaldo është një djalë normal, i qetë dhe gjithmonë ka qenë një xhentëlmen me mua”.

“Ai stërvitej edhe në shtëpi, bënte ushtrime barku pas darke derisa shikonte një film”, ka treguar Rafaella për Rai Radio 1.

Raffaella e shoqëruar nga Ronaldo (Chi)

Fico është më së shumti e njohur për lidhjen e saj me sulmuesin italian Mario Balotelli, me të cilin e ka një vajzë.

Lexo po ashtu Lajmet për Raffaella Fico

Krahas lidhjeve me Ronaldon dhe Balotellin, Raffaella ka qenë pjesë e skandalit seksual të Silvio Berlusconit (2011), “Bunga Bunga”, si njëra prej femrave që ishte takuar rregullisht me ish-kryeministrin italian në orgjitë seksuale.

Megjithatë, nga viti 2016, ajo vendosi ta ndryshonte jetën duke u bërë pjesë e njërës prej familjeve më të fuqishme të futbollit në Itali. Që atëherë është në lidhje me Alessandro Moggin, djalin e Luciano Moggit (ish-drejtorit sportiv të Juventusit). /Telegrafi/

https://twitter.com/radioalcamo/status/1049699147719331844

Exit mobile version