Mediat italiane raportuan dje ndarjen nga bashkëshorti të bukuroshes së ekranit Belen Rodriguez.
Aktorja dhe modelja e famshme argjentinase tashmë nuk është më me Stefanon. Lajmi u konfirmua edhe nga avokati i saj i cili foli për agjencinë “Ansa”.
Pas katër vitesh martese nga e cila patën edhe një fëmijë, çifti i njohur tani i kanë dhunë fund dashurisë dhe martesës së tyre.
Por ndërkohë ne rrjete kane filluar te thuren hipotezat e para për një tjetër lidhje te argjentinases se bukur, e cila megjithatë thotë qe me Stefano-n do te vazhdojnë te kenë marrëdhënie miqësore.
Sipas tyre shkak për ndarjen është bërë një romancë e Belen me nje bashkëkombasin e saj të famshëm. Bëhet fjalë për futbollistin e njohur Gonzalo Higuain.
Ajo shumë vite më parë e ka pasur një lidhje dashurie edhe me mesfushorin nga Kosova, Valon Behrami. /Telegrafi/