Telegrafi

Ish- e dashura e Balotellit që rrahu Ashley Colen dhe që ka video erotike me Wiz Khalifan (Foto)

Lepurushja e Playboy, Carla Howe, njihet si një yll i Instagramit, si ish- e dashura e Mario Balotellit dhe si një bukuroshe me prirje ndaj dhunës.

Kjo e fundit ka të bëjë me futbollistin Ashley Cole, gjegjësisht incidentin në të cilin ajo e sulmoi fizikisht duke e goditur disa herë në fytyrë.

Bukuroshja ka pozuar për Playboy dhe shumë revista tjera (Instagram)

Krahas këtyre që u përmendën, përfolet se ajo ka një video seksuale me Wiz Khalifan, ndërsa pos tij dhe Balotellit, ka qenë në lidhje me shumë meshkuj të famshëm.

Disa prej tyre janë: ish- i dashuri i Kim Kardashian, Ray J, modeli dhe ylli televiziv, Calum Best, futbollisti Jamie O’Hara, si dhe ish- boksieri Ricky Hatton.

Ajo ka studiuar aktrimin dhe ka një motër binjake (Instagram)

Carla ka lindur në Berkshire më 26 maj të vitit 1990 dhe është rritur nga nëna e saj, Hazel. Ajo ka një motër binjake të quajtur Melissa.

26-vjeçarja e ka studiuar aktrimin në kolegjin at Amersham Wycombe në Buckinghamshire.

Howe ka pozuar si modele për shumë revista të njohura, si Loaded, Zoo e Nuts, ndërsa është shfaqur në shumë videoklipe muzikore të yjeve, si Snoop Dogg, Kelly Clarkson e Tinie Tempah.

Carla dhe Snoop Dogg (Instagram)

Ajo është shfaqur në disa seriale të BBC, si edhe në komedinë “Facejacker”. Carla ka luajtur edhe në filmin komik “Mac & Devin Go to High School” me Snoop Dogg dhe Wz Khalifa. /Telegrafi/