Lepurushja e Playboy, Carla Howe, njihet si një yll i Instagramit, si ish- e dashura e Mario Balotellit dhe si një bukuroshe me prirje ndaj dhunës.
Kjo e fundit ka të bëjë me futbollistin Ashley Cole, gjegjësisht incidentin në të cilin ajo e sulmoi fizikisht duke e goditur disa herë në fytyrë.
Krahas këtyre që u përmendën, përfolet se ajo ka një video seksuale me Wiz Khalifan, ndërsa pos tij dhe Balotellit, ka qenë në lidhje me shumë meshkuj të famshëm.
Disa prej tyre janë: ish- i dashuri i Kim Kardashian, Ray J, modeli dhe ylli televiziv, Calum Best, futbollisti Jamie O’Hara, si dhe ish- boksieri Ricky Hatton.
Carla ka lindur në Berkshire më 26 maj të vitit 1990 dhe është rritur nga nëna e saj, Hazel. Ajo ka një motër binjake të quajtur Melissa.
26-vjeçarja e ka studiuar aktrimin në kolegjin at Amersham Wycombe në Buckinghamshire.
Howe ka pozuar si modele për shumë revista të njohura, si Loaded, Zoo e Nuts, ndërsa është shfaqur në shumë videoklipe muzikore të yjeve, si Snoop Dogg, Kelly Clarkson e Tinie Tempah.
Ajo është shfaqur në disa seriale të BBC, si edhe në komedinë “Facejacker”. Carla ka luajtur edhe në filmin komik “Mac & Devin Go to High School” me Snoop Dogg dhe Wz Khalifa. /Telegrafi/