Ish futbollisti, trajneri dhe drejtuesi i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se Lionel Messi do të ndjehet mirë te PSG.
Ai shtoi se Messi është gjeniu i parë i futbollit në shekullin XXI, duke shtuar se do të ketë sukses.
“Unë jam mik i Pochettinos dhe dua që ai të bëjë mirë. Leo do të ndihet shumë rehat në një mjedis në të cilin do të ketë edhe miq”.
“Dashuria gjithashtu llogaritet në këtë moment futbolli”.
“Dhe mua më duket se Parisi po bëhet një lloj epiqendre e futbollit për shkak të numrit të madh të talenteve që ata kanë qenë në gjendje të punësojnë atje”.
“Dhe Leo meriton të jetë gjithmonë në epiqendrën e futbollit, sepse ai ishte gjeniu i parë i futbollit i shekullit XXI”, ka thënë Valdano për Vía del Calcio./Telegrafi/