Site icon Telegrafi

Ish-drejtori i Barcelonës, Braida: Ronaldo dhe Messi mund të luajnë së bashku

Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida ka thënë se nuk është e pamundur që Lionel Messi të largohet nga Camp Nou, ndërsa ka shtuar se argjentinasi mund të bashkëjetojnë me Cristiano Ronaldon në fushë pa problem.

Pas mosmarrëveshjes publike në mes të Messit dhe drejtori sportiv, Eric Abidal të martën e kaluar, raportimet kanë qenë të shumta për largimin e argjentinasit nga Barcelona.

Madje flitej edhe për një interesim të Juventusit, ku aktualisht luan Cristiano Ronaldo.

“Ata janë dy lojtarë aq të mirë sa që me punë të mirë mund të luajnë së bashku”, ka thënë Braida në emisionin ‘Radio anch’io sport’ në Rai Radio 1.

Lidhur me të ardhmen e Messit, Braida mendon se do të jetë e vështirë për të të largohet nga Barcelona, megjithëse nuk është e pamundur.

“Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai po bën shumë mirë te Barcelona”.

“Ai është aty që kur ishte 13 vjeç dhe jeton me familjen e tij. Është  e vështirë për të të largohet, por jo e pamundur”, ka thënë Braida. /Telegrafi/

Exit mobile version