Ish-drejtoi i Barcelonës, Javier Bordas ka thënë se Kylian Mbappe mund të ketë qenë zëvendësuesi i Neymar në në Camp Nou, por klubi nuk e bleu.
Neymar u transferua në Paris Saint-Germain në një marrëveshje prej 222 milionë eurosh në verën e 2017, duke lënë një boshllëk në Camp Nou.
Bordas ka shpjeguar se Barca hetoi potencialin e nënshkrimit të Mbappe, por në vend të kësaj zgjodhi të transferonte Ousmane Dembele sepse sekretari teknik Robert Fernandez donte të sillte më shumë një lojtar krahu në skuadrën e tyre.
“Kur duhej të nënshkruanim Dembele, agjenti Josep Maria Minguella më telefonoi për të na thënë se Mbappe ishte brenda mundësive”, ka thënë fillimisht Bordas për Mundo Deportivo.
“Unë fola me Josep Maria Bartomeu dhe ai më tha ta shikoja. E thirra babanë e Mbappes dhe ai më tha që ne nuk do të shkonim në Real Madrid sepse Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale ishin atje dhe se në vend të kësaj ai mund të shkonte në Barca sepse Neymar ishte larguar”.
“Presidenti i Monacos preferoi që ai të nënshkruante për Barcelonën në mënyrë që të mos e përforconte PSG-në, një rival direkt. Dhe transferimi mund të ishte bërë për 100 milionë euro”.
“Robert preferoi Dembelen dhe Pep Segura e mbështeste. Shpjegimi ishte se Mbappe luan për vete dhe Dembele luan për ekipin, dhe meqenëse një anësor si Neymar ishte larguar, Robert preferoi një anësor më shumë sesa një sulmues goli”, përfundoi ish-drejtori i Barcelonës.
Kjo është një lëvizje për të cilën Barcelona ka jetuar për t’u penduar. Ndërsa Dembele ka treguar shkëlqimin te Rennes dhe Dortmund, ai ka kaluar shumë nga koha e tij në Spanjë në listën e dëmtimeve dhe është paraqitur vetëm 82 herë në tre vjet, duke shënuar vetëm 22 gola dhe 17 asistime.
Katalanasit shpenzuan 105 milionë euro për përfaqësuesin e Francës, i cili tani është 23 vjeç, ndërsa ka pagesa bonuse deri në 40 milion të përfshira në marrëveshje. /Telegrafi