Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse, Blake Fielder, ka mohuar të ketë qenë ai fajtori kryesor për shkatërrimin e jetës së yllit të muzikës pop.
Këngëtaja e ndjerë dhe Fielder u martuan në vitin 2007 dhe patën një marrëdhënie jo të rregullt, edhe pse martesa e tyre zgjati vetëm dy vjet.
Fielder është kritikuar ashpër, pasi Winehouse u gjet e vdekur në vitin 2011, duke u akuzuar si një nga personat që e kishte mësuar atë me drogën.
Vetëm pak kohë para se të publikohet dokumentari rreth jetës së këngëtares, ai ka dhënë një intervistë për revistën The Times duke thënë se ndjehet pjesërisht fajtor për atë që ka ndodhur, transmeton Top Channel.
“Unë mbaj përgjegjesinë time për një pjesë të shkatërrimit të këtij personi të mrekullueshëm, por nëse do ta besoja që isha unë pikërisht personi që e shkatërrova plotësisht, ndoshta do të kisha luftuar me të dita-ditës”.
“Mirëpo, nuk mendoj se isha unë ai që e shkatërrova atë, jo. Mendoj se gjetëm njëri-tjetrin dhe njerëzit duhet të mësojnë se ajo ishte e varur nga gjëra të tjera, para se të njiheshim bashkë”.
“Nuk mbaj përgjegjësi për vdekjen e Amy, sepse nuk është aspak e drejtë”, ka thënë Fielder. /Telegrafi/