Është pa diskutim një nga personazhet më interesantë të showbizit ndërkombëtar!
Jeremy Meek, një ish-i burgosur amerikan i cili bëri bujë në vitin 2014 për shkak të bukurisë së tij, tani është kthyer në një ikonë modeli, pasi ka një vit që merret intensivisht me këtë fushë.
Ylli 33 vjeçar siguroi edhe njëherë veten si model, teksa u shfaq në amfAR, në Festivalin e 70-të të Filmit të Kanës, në Rivierën Franceze të enjten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
I vendosur në rreshtin A, Jeremy u gjend shumë pranë reperes së famshme amerikane, superstarit seksi Nicki Minaj.
I veshur me një kostum të hollë e të zi, të materialit saten i cili përqafoi më së miri trupin e tij të dendur me tatuazhe, Jeremy zgjodhi që të përçojë disa impulse tek femrat me paraqitjen e tij joshëse, aq më tepër që kishte lënë një pjesë të madhe hapur tek gjoksi i tij muskuloz.
Jeremy në këtë natë u shoqëruar shumë me reperen amerikane, e cila gjithashtu kishte zgjedhur një veshje mjaft ngacmuese për paraqitjen e saj në amfAR. /Telegrafi/