Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima femër, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.
Rasti ka ndodhur në Suharekë.
I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Rasti nën hetime. /Telegrafi/