Telegrafi

Ish-bashkëlojtari i Juventusit i kërkon Pogbas të qëndrojë në Torino

Juan Cuadrado i ka thënë Paul Pogbas që të ribashkohet me ish-klubin e tij, Juventusin, pasi kontrata e tij me Manchester United skadon në verë.

Pogba gjendet në Torino pasi udhëtoi me kombëtaren e Frances për ta luajtur gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Belgjikës, të cilën e fituan me rezultat 3-2.

Para mbërritjes në qytetin italian, Pogba postoi një fotografi në Instagram, duke treguar hapur pëlqimin për qytetin e Torinos.

Lexo po ashtu Pogba pëlqen rikthimin në Torino, e poston në rrjetet sociale

Kjo ka bërë që anësori kolumbian, Cuadrado të komentoi postimin e Pogbas në Instagram, duke i kërkuar të mbetet në qytetin italian.

“Rri në shtëpi, mik i dashur hahahahaha”, ka shkruar Cuadrado, postim të cilin e ka fshirë më vonë.

Kjo shton më shumë benzinë në zjarrin që rrethon të ardhmen e Pogba, i cili është ende i pavendosur në lidhje me rinovimin e kontratës në Old Trafford.

Ka shumë zëra që qarkullojnë të cilat sugjerojnë se 28-vjeçari do të largohet nga Anglia në fund të këtij sezoni, me Juventusin, Real Madridin dhe Paris Saint-Germain që thuhet se janë të interesuar në lojtarin. /Telegrafi/