Juan Cuadrado i ka thënë Paul Pogbas që të ribashkohet me ish-klubin e tij, Juventusin, pasi kontrata e tij me Manchester United skadon në verë.
Pogba gjendet në Torino pasi udhëtoi me kombëtaren e Frances për ta luajtur gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Belgjikës, të cilën e fituan me rezultat 3-2.
Para mbërritjes në qytetin italian, Pogba postoi një fotografi në Instagram, duke treguar hapur pëlqimin për qytetin e Torinos.
Kjo ka bërë që anësori kolumbian, Cuadrado të komentoi postimin e Pogbas në Instagram, duke i kërkuar të mbetet në qytetin italian.
“Rri në shtëpi, mik i dashur hahahahaha”, ka shkruar Cuadrado, postim të cilin e ka fshirë më vonë.
Kjo shton më shumë benzinë në zjarrin që rrethon të ardhmen e Pogba, i cili është ende i pavendosur në lidhje me rinovimin e kontratës në Old Trafford.
Ka shumë zëra që qarkullojnë të cilat sugjerojnë se 28-vjeçari do të largohet nga Anglia në fund të këtij sezoni, me Juventusin, Real Madridin dhe Paris Saint-Germain që thuhet se janë të interesuar në lojtarin. /Telegrafi/