Telegrafi

Ish-aktivistja Teutë Rrusta, akuzohet se ka heshtur për ngacmimet ndaj grave në Vetëvendosje

Deklarata e fundit e liderit të VV-së, Albin Kurti, se në Lëvizje ka pasur ngacmime seksuale ka ngjallur reagime të mëdha.

Vetë aktivistët e këtij subjekti politik janë duke bërë akuza publike se aty ka pasur orgji në treshe dhe drogë në zyra.

Lidhur me këtë, aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Diellëz Arifi, ka akuzuar ish Koordinatoren e Qendrave VV-së, Teutë Rrusta se ka qenë në dijeni për cenimin e dinjitetit të shumë grave brenda në VV, por që e njëjta ka heshtur.

“Jam e bindur se Teutë Rrusta ka ditur shumë për cenimin e dinjitetit të shumë grave e vajzave në Prishtinë dhe Qendrat e VV, por ka heshtur”.

“Ajo ka përkrahur transmetimin e një videoje që për moto kishte “jepe me të parën” dhe që në shoqërinë tonë aludon me virgjërinë. Ishte dakord për ta komercializuar këtë në mënyrë vulgare vetëm për ta përkrahur një ide që një shoku i saj, tash deputet e shtynte para”, ka thënë Arifi.

Përmes një postimi në profilin e saj, në Facebook, Arifi ka thënë se Rrusta është një feministe e rrejshme përderisa tregon se si nuk i ka lënë anëtarët e tjera të partisë të prezantojnë nëpër tubime, shkruan Telegrafi.

“Teuta ka qenë kundër që gratë të flasin nëpër tubime qendrore në zgjedhje lokale duke thënë se ato duhet të flasin në lagje. Po i nxorëm nëpër tubime, ato garojnë me njëra – tjetrën. Ajo e pranon veç një garë, atë të Dardanit. Është një feministe e rrejshme”, ka thënë Arifi.

Ndryshe, ditë më parë,  Teuta Rrusta, Nol Nushi dhe 40 anëtarë tjerë të Vetëvendosjes kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti./Telegrafi/