Telegrafi

Isco zgjedh Chelsean para Cityt dhe Unitedit

Ylli i Real Madridit, Isco Alarcon thuhet se i ka thënë klubit se dëshiron të bashkohet me gjigantin anglez, Chelsean.

25-vjeçari ka rënë në formë dhe nuk është zgjedhje e parë me trajnerin Zinedine Zidane, pasi loja e tij dhe taktika e trajnerit nuk po përputhen.

Me këtë tregon fakti se Isco ka filluar vetëm tetëmbëdhjetë ndeshje të La Ligës këtë sezon nga 29 të luajturat.

Lexo po ashtu Man City përgatit goditjen e dyfishtë, Kane-Isco

Pakënaqësia me situatën e tij në kryeqytet e ka bërë Iscon t’i kërkojë presidentit të Los Blancos, Florentino Perez, për një transferim larg Madridit.

Isco pritet të jetë emër i nxehtë gjatë verës (Getty Images)

Manchester City, Manchester Unitedi dhe Juventusi janë raportuar si destinacione të mundshme për reprezentuesin e Spanjës.

Por, sipas mediumit spanjoll Don Balon, mesfushori spanjoll është i interesuar për një skuadër tjetër dhe dëshiron vetëm një lëvizje në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Man Unitedi njofton agjentin e Iscos: Ne bëjmë ofertë më të mirë se çdo ofertë që paraqet City

Një ribashkim me shokun e tij mirë dhe ish-bashkëlojtarin te Reali, Alvaro Morata, besohet të jetë pjesë e motivimit që Isco të bëjë këtë veprim.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është gjithashtu një tifoz i madh i organizatorit të lojës, i cili ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve me Realin. /Telegrafi/

Morata dhe Isco janë shokë të mirë që një kohë të gjatë