Ylli i Real Madridit, Isco Alarcon thuhet se i ka thënë klubit se dëshiron të bashkohet me gjigantin anglez, Chelsean.
25-vjeçari ka rënë në formë dhe nuk është zgjedhje e parë me trajnerin Zinedine Zidane, pasi loja e tij dhe taktika e trajnerit nuk po përputhen.
Me këtë tregon fakti se Isco ka filluar vetëm tetëmbëdhjetë ndeshje të La Ligës këtë sezon nga 29 të luajturat.
Pakënaqësia me situatën e tij në kryeqytet e ka bërë Iscon t’i kërkojë presidentit të Los Blancos, Florentino Perez, për një transferim larg Madridit.
Manchester City, Manchester Unitedi dhe Juventusi janë raportuar si destinacione të mundshme për reprezentuesin e Spanjës.
Por, sipas mediumit spanjoll Don Balon, mesfushori spanjoll është i interesuar për një skuadër tjetër dhe dëshiron vetëm një lëvizje në Stamford Bridge.
Një ribashkim me shokun e tij mirë dhe ish-bashkëlojtarin te Reali, Alvaro Morata, besohet të jetë pjesë e motivimit që Isco të bëjë këtë veprim.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është gjithashtu një tifoz i madh i organizatorit të lojës, i cili ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve me Realin. /Telegrafi/