Mikel Arteta është duke tentuar që të shpëtojë punën e tij te Arsenali.
Trajneri spanjoll nuk po ka ecuri të mirë me The Gunners në këtë sezon, andaj në afatin e janarit do të tentojë t’i bëjë disa ndryshime në skuadër.
Sipas asaj që raporton Marca, Arteta e ka bërë prioritet transferimin e Iscos nga Real Madridi në janar.
Mesfushori më nuk është në planet e Zinedine Zidanes, andaj do të preferonte shitjen e tij, për të krijuar fonde për transferimet e mëdha që duan t’i bëjnë në verë.
Isco do të jetë kështu një lojtar që mund të kalojë shumë lehtë te Arsenali, duket ditur se do e kishte vendin e siguruar në skuadrën e parë.
Spanjolli nuk po ka shumë minutazhë te Los Blancos dhe largimi i tij në janar ka shumë gjasa që të ndodhë. /Telegrafi/