Isco nuk është duke kaluar një moment të mirë te Real Madridi.
Mesfushori spanjoll është lodhur nga kjo situatë dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm në janar nga Santiago Bernabeu.
Duket se edhe Los Blancos janë të gatshëm t’ia mundësojnë largimin lojtarit, por duan çmimin prej 60 milionë euro.
Tottenham Hotspur është njëra nga skuadrat favorite për të nënshkruar me spanjollin, pasi e shohin si zëvendësuesin adekuat të Christian Eriksen.
Finalistët e Ligës së Kampionëve duhet ta mposhtin konkurrencën e Bayern Munichut që gjithashtu interesohet për të.
Por për lojtarin po interesohen edhe dy ekipet italiane Milan e Juventus, por që janë më mbrapa. /Telegrafi/