Mesfushori spanjoll, Isco, ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Sevillan, e cila ishte valide deri në vitin 2024.
Ish-ylli i Real Madridit i ka ndarë rrugët me andaluzianët, sipas një njoftimi të publikuar nga Marca.
30-vjeçarit i është reduktuar rëndësia në skuadër, pasi Julen Lopetegui (i cili e transferoi si futbollist të lirë nga Los Blancos) u shkarkua në muajin tetor.
Në bazë të njoftimit, kontrata e Iscos që ishte valide deri në vitin 2024, do të ndërpritet tani.
Futbollisti nuk ka pasur raporte të mira me drejtorin sportiv, Monchi dhe është stërvitur vetëm – siç është raportuar – për shkak të një problemi me nyjën e këmbës.
Spanjolli shijoi një fillim të shkëlqyer të karrierës së tij, duke luajtur për Malagan dhe Real Madridin midis viteve 2012-2017. Megjithatë, lëndimet dhe forma e dobët, bënë që të mbetet prapa në zgjedhjet e Carlo Ancelottit, ashtu që në verë u largua nga Santiago Bernabeu pas një qëndrimi nëntëvjeçar.
Isco tani do të kërkojë një klub të ri, pasi dëshiron një tjetër shans për të ringjallur karrierën e tij që dikur ishte premtuese. Një ribashkim me Lopeteguin te Wolverhampton Wanderers tashmë është sugjeruar përpara afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/