Telegrafi

Isco kompleton testet mjekësore te Sevilla

Isco mund të quhet lojtar i Sevillës, derisa transferimi po kompletohet me procedurat e zakonshme.

Pas klubi njoftoi ditën e djeshme se klubi dhe mesfushori kishin arritur një marrëveshje, mesfushori ka zbarkuar tanimë në destinacionin e tij të ri dhe po kryen vizitat mjekësore.

Isco kaloi të klubi “andaluzian” me kosto zero pasi përfundoi kontratën me Real Madridin në fundin e sezonit.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Për transferimin e mesfushorit ka insistuar më së shumti tekniku Julen Lopetegui i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te kombëtarja e Spanjës dhe Real Madridi.

Lojtari shihet si ylli më i madh i skuadrës dhe do të ketë një trajtim të veçantë në skuadër, e që kjo edhe e bindi që t’u bashkohet rivalëve të Los Blancos. /Telegrafi/