Telegrafi

Isco gjendet në Itali, dyshime se ku pritet të transferohet spanjolli

Isco ka nxitur zërat për një transferim të mundshëm të lirë te Fiorentina, pasi lojtari i Real Madridit ka shkuar në Firence për pushime.

Mesfushorit kreativ do t’i skadojë kontrata më 30 qershor dhe aktualisht është i lirë të bisedojë me çdo klub që shfaq interesim për të.

Reprezentuesi spanjoll realizoi vetëm 14 paraqitje konkurruese këtë sezon për Real Madridin, duke shënuar dy gola.

Lexo po ashtu Real Madridi pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë

Ai ka qenë në klub që nga transferimi i tij prej 30 milionë euro në vitin 2013 dhe tashmë ishte i lidhur me një lëvizje tre Fiorentina në janar.

Tani Tuttomercatoweb e ka parë Iscon me familjen e tij në qytetin e Firences gjatë pushimit për ndeshjet ndërkombëtare.

Mund të jetë një rastësi, por Viola gjithashtu do të shpresojë që ai të jetë mjaftueshëm i magjepsur nga kryeqyteti toskan për të bërë një lëvizje karriere atje gjatë verës.

Isco luan në një rol trequartista pas sulmuesve, por mund të luajë edhe në krahun e majtë ose në një rol më të thellë mesfushës.

Ai ka shënuar 12 gola në 38 paraqitje për Spanjën. /Telegrafi/