Telegrafi

Isco i etur për tu transferuar te Man City

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Real Madridit, Isco është i etur për të bërë një lëvizje te Manchester City.

Isco, 26 vjeç, i cili ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, ka frikë për të ardhmen e tij me Realin që është gati të ofrojë si pjesë e shkëmbimit me Eden Hazard të Chelseat.

Sipas mediumit Sunday Express, Isco e di se koha e tij në fushë do të jetë e prerë në mënyrë dramatike nëse Hazardi vjen.

Lexo po ashtu Chelsea i ofron 77 milionë euro Realit për Iscon

Kështu, mesfushori spanjoll  e ka bërë të qartë se ai do të konsideronte seriozisht një kalim në Ligën Premier te City.

Isco Alarcon (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Isco ka qenë në radar të City tash e disa muaj, por vetëm kohëve të fundit ka spekulime reale mbi të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Manchester City do të tentojnë të përfitojnë nga situata e Iscos

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola pritet të riorganizojë mesfushën e tij në verë, pasi David Silva ka mbushur 30 vjet.

Përveç Cityt, Isco është lidhur edhe me Arsenalin, Juventusin dhe Bayern Munichun. /Telegrafi/