Mesfushori i Real Madridit, Isco është i etur për të bërë një lëvizje te Manchester City.
Isco, 26 vjeç, i cili ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, ka frikë për të ardhmen e tij me Realin që është gati të ofrojë si pjesë e shkëmbimit me Eden Hazard të Chelseat.
Sipas mediumit Sunday Express, Isco e di se koha e tij në fushë do të jetë e prerë në mënyrë dramatike nëse Hazardi vjen.
Kështu, mesfushori spanjoll e ka bërë të qartë se ai do të konsideronte seriozisht një kalim në Ligën Premier te City.
Isco ka qenë në radar të City tash e disa muaj, por vetëm kohëve të fundit ka spekulime reale mbi të ardhmen e tij.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola pritet të riorganizojë mesfushën e tij në verë, pasi David Silva ka mbushur 30 vjet.
Përveç Cityt, Isco është lidhur edhe me Arsenalin, Juventusin dhe Bayern Munichun. /Telegrafi/