Telegrafi

Isco drejt transferimit në MLS

Isco pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll nuk ka pasur hapësirat e duhura dhe largimi nga Los Blancos duket i pashmangshëm.

30-vjeçari mbetet futbollist i lirë në fund të sezonit dhe nuk i është ofruar rinovimi nga drejtuesit e klubit.

E ardhmja e lojtarit është ende e paqartë pasi ai ka oferta të shumta si nga kampionatet elitare evropiane ashtu edhe nga MLS.

Real Betis e Valencia e duan spanjollin në La Liga, derisa Inter Miami i ka ofruar kontratë në MLS.

Sipas mediave në Spanjë, skuadra e legjendës angleze David Beckham, Inter Miami mbetet favorite për të nënshkruar me të. /Telegrafi/