Frank Lamaprd e dëshiron me ngulm transferimin e Isco Alarcon nga Real Madridi në afatin kalimtar të kësaj vere.
Fantazisti spanjoll nuk është më në planet e Zinedine Zidanes dhe në fund të këtij edicioni do të kërkojë një aventurë të re.
Isco ka kohë që lidhet me një kalim te Chelsea dhe Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që të transferojnë atë.
Sezoni aktualisht është i suspenduar nga coronavirusi, mirëpo Daily Mail raporton se The Blues janë të vendosur që të transferojnë atë.
Chelsea mund të mbyllë transferimin e tij është në këtë kohë të pandemisë botërore, mirëpo do të presin përmirësimin e kësaj situate.
Real Madridi kërkon 70 milionë euro nga shitja e Iscos dhe skuadra nga veriu i Londrës mund të paguajë atë pa problem. /Telegrafi/