Telegrafi

Isaac Carew sjell imazhe në rrjetet sociale pas ndarjes së aluduar nga Dua

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Photo by Neilson Barnard/Getty Images for The Recording Academy)

Dua Lipa është duke punuar në projektet të reja muzikore që do t’i sjell me albumin e dytë në karrierë.

Por, këngëtarja pos risive që do të sjellë në krijimtaritë artistike, ka bërë edhe një ndryshim në jetën private.

Zeshkania jonë i ka dhënë fund lidhjes me kuzhinierin Isaac Carew, me të cilin ishin ndarë edhe më parë në të kaluarën.

Shefi i njohur i kuzhinës së fundi i ka publikuar disa video dhe fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krevat.

Lexo po ashtu Dua Lipa është ndarë nga Isaac Carew?

Në fotografitë tjera, Isaac i ka shpërndarë disa imazhe ushqimesh, si edhe televizorin teksa përcjell Netflixin.

Ndryshe, Lipa do të vjen në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, por kësaj radhe nuk do ta shohim në skenë pasi që ka zgjedhur të jetë shikuese. /Telegrafi/