Site icon Telegrafi

Isa Mustafa e pret në takim në shtëpinë e tij, Albin Kurtin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot gjatë ditës kanë zhvilluar një takim.

Takimi është mbajtur në shtëpinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

“Takimi ka ndodhur, për detaje tjera do të lëshojmë një komunikatë për media”, ka thënë shkurt Mustafa.

Për temat e diskutimit ende nuk dihet, mirëpo ky takim vjen disa ditë pas miratimit të buxhetit dhe Ligjit për dialogun.

Mustafa dhe Kurti, takime të ngjashme kanë zhvilluar edhe më herët. /Telegrafi/

Exit mobile version