Telegrafi

Ironizon Luizi: Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli javë në parë u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 2.

Përveç që fitoi çmimin e madh, ai arriti që të bëhet një prej personazheve më të njohura shqiptare duke thyer rekorde shikueshmërie dhe klikimesh në rrjetet sociale.

Luizi ndryshe u quajt edhe ‘fenomen’ për lojën e tij brenda BBVA dhe këtë suksese të madhe tashmë po e shijon pas daljes nga shtëpia e famshme.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Por, krahas gjithë përfitimeve që rrugëtimi i tij në BBVA i solli, Luizi në disa intervista u shpreh se shumë nga ata që e mbështetën dhe u quajtën miq të tij, e bënë që të përfitonin nga ai.

Këto deklarata të tij ngjallën reagime të shumta nga disa prej personave që thanë se ishin miq të tij, dhe për këtë Luizi ka ironizuar edhe në një postim të radhës në Instagram.

37-vjeçari postoi një imazh të ri nga një fotosesion i realizuar së fundmi, por vëmendje tërhoqi mbishkrimi që vendosi.

Lexo po ashtu Meridian Ramçaj i kundërpërgjigjet Luizit: Jam prekur nga intervista e tij kur tha se nuk më njeh, nga 2011 deri 2016 rrinim thuajse përditë bashkë

“Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë”, ka shkruar Luizi sipër fotos.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Ndryshe, këngëtari gjithashtu ka nisur aktivitetin e tij në muzikë dhe bashkë me këngët e reja është i pranishëm edhe me koncerte. /Telegrafi/