Telegrafi

Ironizohet me lukthin e saj, Dafina Zeqiri shpërndan imazhin satirik të publikuar nga fansat

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Dafina Zeqiri është njëra këngëtaret më të dashura dhe të dëgjuara nga estrada shqiptare.

Ajo së fundmi ka qenë pjesë e një interviste në emisionin ‘Ndrrimi e Natës’, ku krijuesja e hitit “A je pendu” ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta e saj profesionale e personale, duke theksuar se është ballafaquar me depresion.

Ajo çka ka marrë vëmendjen e fansave të saj është fjala ‘lukth’, të cilën Dafina e kishte përdorur pothuajse më shumë se dhjetë herë në intervistë.

 

Një gjë e tillë ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të publikojnë imazhe satirike, duke vënë në fokus fjalën e përdorur.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri: Kam kaluar një periudhë të rëndë depresioni, kam shkuar edhe te një psikologe

Dafina ka vendosur që njërën prej tyre ta shpërndajë në rrjetin social Instagram, ku shihet se është bërë dallimi mes ‘lukthit të të tjerëve’ dhe ‘lukthit të saj’.

 

Theksojmë se këngëtarja shqiptare së shpejti do të publikojë albumin e saj të titulluar “Moj Dafinë”. /Telegrafi/