Dafina Zeqiri është njëra këngëtaret më të dashura dhe të dëgjuara nga estrada shqiptare.
Ajo së fundmi ka qenë pjesë e një interviste në emisionin ‘Ndrrimi e Natës’, ku krijuesja e hitit “A je pendu” ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta e saj profesionale e personale, duke theksuar se është ballafaquar me depresion.
Ajo çka ka marrë vëmendjen e fansave të saj është fjala ‘lukth’, të cilën Dafina e kishte përdorur pothuajse më shumë se dhjetë herë në intervistë.
Një gjë e tillë ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të publikojnë imazhe satirike, duke vënë në fokus fjalën e përdorur.
Dafina ka vendosur që njërën prej tyre ta shpërndajë në rrjetin social Instagram, ku shihet se është bërë dallimi mes ‘lukthit të të tjerëve’ dhe ‘lukthit të saj’.
Theksojmë se këngëtarja shqiptare së shpejti do të publikojë albumin e saj të titulluar “Moj Dafinë”. /Telegrafi/