Telegrafi

Ironia e fatit: Vëllezërit Veshaj ndanë të njëjtin ballkon me ish-të dashura e tyre Beatrix dhe Jonida Maliqin në ‘Sunny Hill’

Të dielën është mbajtur nata e fundit e festivalit “Sunny Hill”, në Tiranë.

Mes shumë të pranishmëve që ndoqën nga afër performancat e artistëve të famshëm, të pranishëm në festival ishin edhe shumë prej figurave publike.

Ndër ta në tribunën VIP të festivalit, prezentë ishin edhe çifti i shumëpërfolur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Lexo po ashtu Për herë të parë pas Big Brother VIP, publikohet fotografi e përbashkët e Borës dhe Donaldit në rrjetet sociale

Një fotografi e përbashkët e publikuar nga shoqja e tyre, këngëtarja Semi Jaupaj, konfirmoi se ata ishin bashkë.

Foto: Semi Jaupaj/Instagram

Ndërkohë, nuk mungoi edhe një imazh i publikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale, që tregonte disa nga momentet e këndshme dhe intime që çifti kanë kaluar në prezencë të njëri-tjetrit.

Bora dhe Donaldi në festivalin ‘Sunny Hill’ (Foto: Instagram)

Por si për ironi të fatit, vetëm pak metra më tej ndodhej edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila po argëtohej me disa shoqe të vetat.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Historia e Donaldit dhe Betrixit nuk është e panjohur për publikun, pasi dyshja ishin në lidhje gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët sivjet në Big Brother VIP, por u ndanë menjëherë pas përfundimit të tij.

E kur jemi te ish-çiftet, duket se Beatrix dhe Donald nuk ishin të vetmit, pasi edhe vëllai i Donaldit, Romeo – ndau të njëjtin ballkon me ish-të dashurën e tij, këngëtaren Jonida Maliqi.

Kjo e fundit vazhdimisht i mbajti të azhurnuar fansat e saj në Instagram, për atmosferën e bukur që po shijonte në këtë festival bashkë me shoqërinë.

Mes të tjerash ajo publikoi edhe një fotografi me vëllain e ish-të dashurit të saj, Donaldin, ku duket t’ia kenë kaluar mirë bashkë.

Foto: Eraldo Rexho/Instagram

Përndryshe, Romeo dhe Doaldi ishin befasia e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, pasi dy vëllezërit u ngjitën së bashku për të perofrmuar në skenë – pavarësisht se pjesëmarrja e tyre nuk ishte paralajmëruar nga festivali. /Telegrafi/

Foto: Romeo Veshaj/InstaStory