Site icon Telegrafi

Irma Libohova së bashku me gjashtë artistë ndërkombëtarë interpretojnë këngën “Bella Ciao”

Irma Libohova (Foto: Instagram)

Këngëtarët shqiptarë kanë dëshmuar vetën se me talentin e tyre mund të dalin edhe jashtë kufijve të planifikuar.

Në mesin e shumë prej tyre tashmë është edhe këngëtarja Irma Libohova, e cila ka interpretuar këngën “Bella Ciao” së bashku me gjashtë artistë të tjerë ndërkombëtarë.

“Bella Ciao”, kënga që simbolizon rezistencën, lirinë dhe luftën kundër fashizmit, sot është kthyer në simbol të një lufte ndaj pandemisë globale, të njohur si COVID-19.

Shtatë artistët duke përfshirë edhe Irma Libohovën, kanë interpretuar nga shtëpitë e tyre nën drejtimin e kantautorit Giuseppe Spinelli.

Në këtë iniciativë artistike morën pjesë artistët: Tommaso Primo nga Italia , Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali.

Përmes një postimi në rrjetin social nga Irma Libohova ajo ka treguar se kantautori napoleon dhe inicatori i kësaj nisme ishte Tommaso Primo.

“Tommaso dëshironte të krijonte një silogjizëm mes asaj që ka përfaqësuar kënga ‘Bella Ciao’, pra një këngë rezistence që nga koha kur fshataret që merreshin me korrjen e orizit e adoptuan apo kur u kthye në pjesë të revolucionit në Amerikën e Jugut”, ka theksuar ajo në postim.

Në videon e publikuar shihet se secili nga artistët kënduan në gjuhën e tyre amtare, kështu edhe Irma pjesën e saj e këndoi në gjuhën shqipe. /Telegrafi/

Exit mobile version