Site icon Telegrafi

Irina Shayk fotografohet në New York me këpucë që shpesh quhen ‘më të shëmtuarat’ në botë

(Foto: Instagram/brittshayknews)

Irina Shayk është fotografuar gjatë një shëtitjeje me vajzën e saj gjashtëvjeçare, Lea De Seine, në New York, ndërsa vëmendje të veçantë tërhoqi zgjedhja e saj e këpucëve.

Gjatë daljes, modelja e ka kombinuar fustanin e zi me një xhaketë të kaltër të errët. Ajo i shtoi kombinimit syze dielli të zeza dhe një çantë Constance Elan nga shtëpia e modës Hermes.

Megjithatë, pjesa më e spikatur e këtij edicioni të modës ishin këpucët e saj të zeza me taka të larta, pjesa e përparme e të cilave është e ndarë në mënyrë që të kujton në këmbët e devesë.

(Foto: Instagram/brittshayknews)
Lexo po ashtu Irina Shayk merr komplimente të shumta për kombinimin e modës

Bëhet fjalë për modelin Tabi Mary Jane të markës Maison Margiela me çmim duke filluar nga 700 euro. Këpucët e diskutueshme shpesh janë cilësuar si më të shëmtuarat në botë, por duket se kohët e fundit po bëhen gjithnjë e më të njohura në mesin e influencuesve të modës.

(Foto: Instagram/brittshayknews)
Lexo po ashtu E përsosur edhe pa makijazh, Irina në një edicion të relaksuar

Me këtë rast, Lea De Seine ka mbajtur dorën e nënës së saj ndërsa kishte veshur një fustan me një stamp kali. Vajza e Shayk dhe Bradley Cooper lindi në vitin 2017, dy vjet para se ata të vendosnin t’i jepnin fund lidhjes së tyre. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/brittshayknews)

 

(Foto: Instagram/brittshayknews)

 

(Foto: Instagram/brittshayknews)
Exit mobile version