Site icon Telegrafi

Irani vjen me një paralajmërim, nëse Izraeli pushton Gazën

Irani të dielën paralajmëroi se çdo ofensivë tokësore izraelite në Rripin e Gazës mund të përshkallëzojë konfliktet diku tjetër në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian zhvilloi bisedime me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, ndërsa trupat izraelite u grumbulluan në kufi.

“Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës dhe moszgjerimin e konflikteve”, citohet të ketë thënë ai, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme iraniane.

“Ata që janë të interesuar të parandalojnë zgjerimin e luftës dhe krizës, duhet të parandalojnë sulmet aktuale barbare… kundër qytetarëve dhe civilëve në Gaza”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë ka frikë nga "përshkallëzimi" dhe "përfshirja e mundshme iraniane" në konfliktin izraelito-palestinez

Amir-Abdollahian kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë dhënë mbështetjen e saj të qartë Izraelit që nga sulmet e 7 tetorit nga luftëtarët e Hamasit që lanë 1300 të vdekur në Izrael.

Sulmet ajrore izraelite që synojnë liderët e Hamasit pas sulmit vdekjeprurës kanë vrarë më shumë se 2,300 njerëz.

Nga të dyja anët, ata ishin kryesisht civilë.

Ndërkohë në Uashington, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara kishin frikë nga një përshkallëzim i luftës dhe perspektiva që Irani, armiku i gjatë i Izraelit dhe mbështetësi i Hamasit, të “angazhohej drejtpërdrejt”. /Telegrafi/

Exit mobile version