Telegrafi

IQ-to-Link zgjerohet në Prizren, me një strukturë të re të prodhimit (Foto)

Pas projektit të suksesshëm në Prishtinë, IQ to Link hap qendrën e re edhe në Prizren. Të gjitha të interesuarit, që posedojnë njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane, mund të aplikojnë për punë.

Kompania IQ-to-Link para të gjithë të interesuarve mbajti prezantimin e punësimit, përmes të cilit shpalosi planet e kompanisë për degën në Prizren.

Në Prizren, CEO i kompanisë, Jens Reichenbach, prezantoi kompaninë, stafin menaxherial dhe degën në Prishtinë, ku tani suksesshëm punojnë 250 punëtorë.

“Prishtina është një shembull suksesi që kemi arritur ta realizojmë për vetëm tetë muaj. Në një objekt super modern, me hapësirë relaksuese dhe hapësira super të pajisura për punë, punojnë 250 punëtorë. Të njëjtën synojmë ta bëjmë edhe në Prizren”, ka thënë ai.

Gjatë prezantimit në Prizren, Reichenbach me stafin menaxherial prezantoi arritjet e gjertanishme, si dhe hapat e mëtejmë për qendrën në këtë qytet.

Aplikantët kanë marrë informacione të rëndësishme për filozofinë e kompanisë. Aty u shpalosën edhe shërbimet dhe planet që kompania i synon në Prizren, u fol për trajnimet që kandidatët e pranuar do t’ju nënshtrohen, si dhe për kohën e realizimit të projektit.

Objekti modern në Prizren është në fazën finalë të përgatitjes teknike, për krijimin e hapësirës për 250 vende të reja të punës,

Të interesuarit për aplikim mund të dërgojnë CV në e-mailin: prizren@iq-l.de. /Telegrafi/