Telegrafi

Ipko Superliga e Kosovës luhet në mesjavë, Prishtina-Feronikeli derbi i javës së 21-të

Foto: FC Prishtina/Facebook

IPKO Superliga e Kosovës në futboll do të zhvillojë në mesjavë javën e 20-të të kampionatit.  

Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në IPKO Superligë, derisa në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 22-të.

Më saktë këto ndeshje do të luhen gjatë të martë dhe mërkurë, ku në ditën e parë zhvillohet një ndeshje, ndërsa të mërkurën edhe pesë tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha ndeshjet rreth Ipko Superligës së Kosovës

Java e 21-të hapet me ndeshjen Ballkani-Drita, e cila zhvillohet në Therandë me fillim nga ora 13:00.

Të mërkurën kanë ndeshje do të zhvillohen nga ora 13:00, ku takimi më interesant në këtë orar pritet të jetë ani në mes të Gjilanit dhe Llapit.

Prishtina fitoi ndeshjen e parë të sezonit ndaj Feronikelit (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Tri takimet tjera janë ai në Skenderaj, ku Drenica pret Flamurtarin në derbin kuqezi, në Mitrovicë luhet Trepça ’89-Liria, ndërsa Ferizaji është nikoqir i KEK-ut.

Derbi i kësaj jave pritet të zhvillohet nga ora 17:00, ku në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret liderin Feronikelin.

Disa nga ndeshjet më interesante janë në transferim në platformën Ipko në kanalet e Supersport Kosova.

IPKO Superliga – Java e 21-të

E martë, 5 mars ora 13:30

Ballkani – Drita

E mërkurë, 6 mars ora 13:30

Gjilani – Llapi

Drenica – Flamurtari

Trepça ’89 – Liria

Ferizaj – KEK-u

Prishtina – Feronikeli ora 17:00

/Telegrafi/