Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sonte në flagrancë një zyrtar policor në Pejë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ushtrim i ndikimit dhe marrje e ryshfetit.
Sipas njoftimit të IPK, bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtari policor me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete ose për personin tjetër, ka kërkuar shumën prej 800 euro nga një qytetar që të njëjtit t’i sigurojë kalimin e provimin për patentë shofer për kategorinë “B” në mënyrë të kundërligjshme, transmeton Telegrafi.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa IPK ka dhënë edhe rekomandimin për suspendimin e tij. /Telegrafi/