Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, kanë arrestuar edhe zyrtarin e dytë policor në Ferizaj, me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se hetimet lidhur me këtë rast, kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt).
Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndryshe më herët, IPK ka arrestuar edhe një zyrtar policor.
Sipas njoftimit për media IPK kishte pranuar dy ditë më herët një informacion lidhur me aktivitetin e dyshimtë për këtë zyrtar policor të Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt). /Telegrafi/